Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krijohet telefoni i ri pa bateri

Një nga shqetësimet kryesore të botës moderne padyshim është edhe jetëgjatësia e baterisë së telefonave sidomos nëse nuk keni mundësi karikimi në çast.

Por pas kaq shumë vitesh shkencëtarët e kanë një përgjigje. Ata kanë zhvilluar një telefon pa bateri, energjia e të cilit vjen nga valët radio dhe zëri i përdoruesit.

Sipas Pcworld, prototipi i parë mund të kryejë vetëm telefonata dhe nuk ka ekran me prekje e as lidhje interneti. Megjithatë ai ngelet i rëndësishëm në rast emergjence.

Telefoni u krijua nga hulumtuesit e Universitetit të Washingtonit dhe konsumon mesatarisht 2 deri në 3 mikrovat energji. Kur është pranë një stacioni valor mund të marrë valët radio dhe ti përdorë ato në formë energjie sa për të kryer telefonata.

Ai dërgon sinjale përmes reflektimit të sinjaleve radio dhe pulseve elektromagnetike të gjeneruara nga dridhjet e telefonit ndërsa përdoruesi flet pranë mikrofonit.

Scan Tv,  11.07.2017