Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthen impianti i gazit në një fast-food

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e parë të ditës së sotme në një “Fast Food” pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.

Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen nga një telefonatë, ndërsa menjëherë sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar dyqanin që kishte marrë dëmtime për shkak të shpërthimit.

Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij “Fast Food”, njofton policia.

Top Channel,  08.07.2017