Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Total, marrëveshje për gazin me Iranin

Irani planifikon të nënshkruajë një kontratë të re për të zhvilluar fushën gjigante të gazit “South Pars”, që është më e madhja në botë për gazin natyror, me firmën franceze “Total” dhe kompaninë më të madhe të naftës në Kinë CNPC.

Ky është investimi më i madh perëndimor në energji që prej heqjes së sanksioneve kundër Teheranit.

Zëdhënësit e Total konfirmuan se kompania do të nënshkruajë kontratën për të prodhuar gaz për tregun Iranian nga viti 2021.

Total zotëron 50.1% interes në projekt, me kompaninë kineze të zotëruar nga shteti që mban 30%, ndërsa kompania iraniane Petropars, 19.9%.

Fusha e vendosur në gjirin Persik është zhvilluar për herë të parë në vitet 90 dhe Total përbënte një nga investitorët më të mëdhenj në Iran deri sa sanksionet ndërkombëtare u vendosin në vitin 2006.

Kreu ekzekutiv i kompanisë franceze, Patrick Pouyanne, tha se do të bëhet një investim fillestar prej 1 miliardë dollar, duke ndjekur heqjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Irani, që është prodhuesi i tretë më i madh i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, synon që kontrata të tërheqë kompani të huaja dhe nxisë prodhimin e naftës dhe gazit pas vitesh të investimeve të dobëta.

Fusha gjigante e gazit është e ndare mes Iranit dhe Katarit, vend ku Total është gjithashtu lojtar gjigant në prodhim.

Scan Tb,  04.07.2017