Rriten Brent dhe WTI
Dobësimi i dollarit amerikan ndihmoi në rritjen e çmimeve të naftës gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje.
Treguesit referencë ëpr naftën e papërpunuar amerikane, WTI, avancuan me 24 cent dhe u tregtuan me 44.98 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, avancuan me 22 cent dhe u tregtuan me 47.53 dollarë për fuçi.
Edhe indeksi i çmimeve të arit u rrit me 0.3 për qind gjatë ditës së sotme dhe u tregtua me 1.252.50 dollarë për onz.
Revista Monitor, 29.06.2017