Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet prekin nivelin më të ulët

Çmimet e naftës thelluan humbjet gjatë sesionit të sotëm, ndërkohë që të dy benchamrkët duket se po i drejtohen niveleve të reja rekord minimale.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 44.67 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 42.39 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit të djeshëm, të dy benchamrkët ranë më shumë se 2.5%. Ky është niveli më i ulët që prej gushtit të vitit 2016.

Çmimet kanë rënë me 20% që prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë muajve të kaluar investitorët i dhanë besim OPEC dhe strategjisë së saj për të nxitur tregun.

Tashmë kjo shpresë është venitur dhe investitorët i janë rikthyer tregut fizik. Mbingarkesa vijon të mbetet e thellë, ndërkohë që kërkesa vijon të tkurret.

Scan Tv,  24.06.2017