Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, nën 45 USD/fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar ka mbetur poshtë nivelit të 45 dollarëve për fuçi, ndërsa investitorët po humbasin besimin në aftësinë e OPEC-ut për të balancuar ofertën…

Sipas Global Petrol Price, Shqipëria është  e 25-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë për litër  në botë. Çmimin më të lartë të arit të zi e kanë vendet e Europës Perëndimore, ndërsa më të ulëtin vendet prodhuese. Sipas operatorëve të tregut në Shqipëri,  barra e lartë e taksave, sidomos në raport me rajonin, është arsyeja kryesore pse shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën.

Çmimet e naftës kanë rënë më shumë se 20% që nga fillimi i vitit, me tendencë për të kapur nivelin më të ulët që nga 1997. Nafta ra nën nivelin e 45 dollarëve për herë të parë gjatë këtij viti, këtë të mërkurë.

Kërkesa është nxitur që nga fundi i majit, kur OPEC-u vendosi të zgjasë marrëveshjen me Rusinë dhe të tjerë prodhues për të shkurtuar ofertën deri në 1.8 milionë fuçi në ditë.

Ndërsa prodhuesit amerikanë të shistit argjilor kanë rritur shkallën e shpimeve për të treguar se mund të konkurrojnë në një botë me naftë nën 50 dollarë për fuçi.

Shumë tregtarë besojnë se rënia e çmimeve do të frenohet vetëm kur shpuesit amerikanë të jenë të detyruar të ngadalësojnë planet e tyre për zgjerim ose drejtuesit e OPEC-ut të bien dakord për shkurtime edhe më të mëdha.

Nafta e papërpunuar, këtë të enjte tregtohej 0.2 pikë për qind më lirë se një ditë më parë, në nivelin e 44.73 dollarëve për fuçi.

Inventarët e naftës janë shtuar aq shumë në këtë trevjeçar, e cila u nxit prej përpjekjeve të Arabisë Saudite për të penguar rritjen e pjesës së tregut nga rivalët amerikanë.

Reviata Monitor,  23.06.2017