Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në minimum, çmimet në rënie të lirë

Çmimet e naftës prekën nivele të reja rekord minimale gjatë gjysmës së dytë të sesionit të djeshëm, dhe kjo tendencë vijon edhe përgjatë së mërkurës. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.02 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 43.55 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit të djeshëm çmimet ranë me më shumë se 2%. Trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga të dhënat që flasin për një thellim të hendekut kërkesë ofertë dhe paaftësi të OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Ekspertët shprehen se nuk përjashtohet mundësia e rënies së mëtejshme të çmimeve, ndoshta duke testuar edhe nivelin e 40 dollarëve për fuçi.

Scan tv,  21.06.2017