Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpiket tenda me energji diellore

Disa vajza adoleshente në Kaliforni u mblodhën së bashku për të ndihmuar njerëzit e pastrehë. Ndihma e tyre nuk ishte në formë monetare por në diçka më të madhe se aq. Ato ndërtuan një tendë me energji diellore e cila mund të shndërrohej gjithashtu në çantë shpine.

‘’Për shkak se edhe ne vijmë nga familje me të ardhura të ulëta, nuk mund t’u ofrojmë atyre para’’, shpjegoi nxënësja e shkollës së mesme Daniela Orozco Mashable.

Përpara se të ndërmerrnin këtë iniciativë, këto vajza nuk ishin të specializuara në këtë aspekt por dëshira për ta shndërruar këtë iniciativë në realitet i shtyu të mësojnë dhe punë inxhinierike që ndoshta nuk i kishin bërë kurrë më parë.

Nëpërmjet kërkimeve në internet dhe udhëzimeve në  Youtube ato arritën ta kthenin në realitet idenë e tyre.

Këtë javë, pritet që këto vajza të prezantojnë projektin e tyre në EurekaFest në MIT, një eveniment i cili mbahet çdo vit me qëllim  inspirimi si dhe  për të pikasur talente të reja në fushën e zbulimeve.

Ekipi i këtyre vajzave u shpërblye me 10,000 dollarë nga Lemelson-MIT Program për të realizuar këtë ide.

Ato gjithashtu u bënë partnere me një organizatë jo fitimprurëse me bazë në Los Angeles e quajtur DIY Girls, e cila i dedikohet mbështetjes dhe këshillimit të vajzave të cilat janë të interesuara në fushën e shkencave, teknologjisë dhe inxhinierisë.

Scan,  19.06.2017