Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëshmitari i aferës CEZ: Jam në rrezik

Juristi i OSHEE, Romeo Kara, njeriu që zbërtheu prapaskenat privatizimit korruptiv të OSSH, me kosto 450 milionë euro, rrëfen detaje të tjera rreth lidhjeve të ish-drejtuesve të CEZ dhe njerëzve pranë pushtetit të Sali Berishës.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Kara thotë ish-drejtori i CEZ-SHPERNDARJE, Jozef Hejsek banonte në shtëpinë e Berishës së vogël, kur punonte në Tiranë. Romeo Kara pohon gjithashtu se pas denoncimit të aferës, në adresë të tij kanë ardhur kërcënime.

Ai thotë se jeta e tij dhe e familjes janë në rrezik. Kara deklaron se fotografia e tij është gjetur në qelinë e burgut 302, duke hedhur dyshime për një plan të mundshëm eliminimi, me porosi. Po ashtu, dëshmitari kyç i çështjes CEZ thotë se kohë më parë bashkëshortja dhe vajza e tij kanë pësuar një aksident, duke hedhur dyshime për aksident të qëllimesh. Romeo Kara thekson se ka njoftuar përfaqësitë diplomatike dhe organet ligjzbatuese.

Shqiptarja.com  19.06.2017