Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz merr çertifikim paraprak nga ERE

Vendim, Nr. 82, Datë 26.05.2017 mbi çertifikimin paraprak të shoqërisë “Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror” Albgaz Sh.a.

Në mbështetje të neneve 37, 50, 59, 68, dhe 80 të Ligjit Nr.102/2015, “Për sektorin e Gazit Natyror”, Vendimit të Këshillit Ministerial Nr. D/2011/02/MC-EnC, Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të ratifikuar me ligjin Nr. 9501, datë 03.04.2006, si dhe neneve 6, 7, 8, 9, 10, 11 të rregullave “Për çertifikimin e Operatorit të Kombinuar për Gazin Natyror”, miratuar me vendimin Nr.100, datë 05.08.2015 të Bordit të ERE dhe ndryshuar me vendimin Nr.129, datë 31.10.2015,si dhe nenit 15, të rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe proçedurat e ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s Nr. 96, datë 17.06.2016 , Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Miratimin paraprak të çertifikimit të Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror Albgaz Sh.a. në përputhje me nenet 37, 50, 59, 68, dhe 80 të ligjit Nr. 102/2015, “Për sektorin e Gazit Natyror” dhe nenin 9, pika 6, të direktivës 73/2009 EC.

2. Brenda 3 muajve pas miratimit të Vendimit të Çertifikimit, ALBGAZ Sh.a të caktojë Zyrtarin e Përputhshmërisë subjekt i miratimit nga ERE, si dhe duhet që të hartojë dhe t’i dorëzojë ERE-s, Raportin e përcaktuar sipas Programit të Përputhshmërisë rregullatore jo më vonë se 12 muaj nga miratimit të Vendimit të Çertifikimit, të ALBGAZ Sh.a , konform përcaktimeve të Nenit 21 të Direktivës Nr.73/2009 të Komisionit Europian mbi rregullat për tregun e Gazit Natyror dhe Nenit 47 të ligjit Nr. 102/2015, “Për sektorin e Gazit Natyror”.

3. T’i përcjellë këtë vendim Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, për opinion, ashtu siç përcaktohet në nenin 37, të ligjit Nr. 102/2015, “Për sektorin e Gazit Natyror”.

energjia.al  19.06.2017