Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohen çmimet, ndalet rënia

Çmimet e naftë u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të javës, por duke vijuar qëndresën pranë niveleve rekord minimale të 6 muajve të fundit. Rritja e së premtes merr shtysë nga ripozicionimi i investitorëve, në një kohë që mbingarkesa në treg vijon të mbajë çmimet në minimum.

Në çelje të sesionit të sotëm , Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.12 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.56 dollarëve për fuçi. Që prej ditëve të fundit të muajit Maj, çmimet janë në një rënie prej 13%.

Rritja e lehtë gjatë sesionit të fundit të javës vjen edhe si pasojë e pezullimit të një pjese të eksporteve nga Libia. Ekspertët e tregut shprehen se, është shumë e vështirë që çmimet të rimëkëmben gjatë javëve në vijim.

Scan Tv,  17.06.2017