Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës prekin fundin, rekord 7 mujor

Çmimet e naftës prekën gjatë mëngjesit të së enjtes nivelin më të ulët në 7 muaj, duke marrë shtysë nga prodhimi i lartë në nivel global por edhe nga dyshimet mbi aftësinë e OPEC për të vijuar me shkurtime të mëtejshme.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.92 dollarëve për fuçi, ose një rënie me thuajse 4% gjatë sesionit të djeshëm, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.58 dollarëve për fuçi.

Të dy benchmarkët janë pranë nivelit rekord minimal që prej nëntorit të vitit 2016. Ekspertët shprehen se, për OPEC një humbje koke nga mbingarkesa kthehet në një migrenë, dhe aktualisht tregu po e rrezikon këtë.

Scan Tv,  16.06.2017