Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Po hiqen barrierat në mbledhjen e të ardhurave në industrinë nxjerrëse

Një raport i fundit i Bankës Botërore fokusohet tek ecuria e projektit mbështetës për industrinë nxjerrëse dhe transparencën tek sektorët.

Projekti që pritet të mbyllet në vitin 2018 vlerëson pozitivisht ecurinë e deritanishme të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse duke bërë një përmbledhje të arritjeve vit pas viti dhe përfshirjen sa më të gjerë të sektorëve.

Gjithsesi raportet që prodhohen sipas standardeve ndërkombëtare po japin një seri efektesh pozitive që nga kryqëzimi i të dhënave institucionale tek heqja e barrierave për mbledhjen e të ardhurave.

“Raportet EITI po shërbejnë si ushtrime të shkëlqyera për agjencitë qeveritare që kryqëzojnë të dhënat dhe ndajnë informacion në një mënyrë të unifikuar dhe të harmonizuar. Raportet EITI po përdoren si mjet për identifikimin e problemeve të sektorëve. Raportet gjithashtu kanë ndihmuar në identifikimin e çështjeve të lidhura me ndarjen e të ardhurave mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Si rezultat i kësaj Ministria e Financës ka hartuar disa korrigjime për ndarjen e të ardhurave që vijnë nga industria nxjerrëse. Gjithashtu po përmirëson proceset e brendshme për të eliminuar barrierat mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore në mbledhjen e këtyre të ardhurave”, thuhet në raport.

Ecuria e deritanishme e projektit cilësohet e kënaqshme me një risk të moderuar.

Scan Tv,  15.06.2017