Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme si pasojë e rritjes së dyshimeve në lidhje me frenimit të prodhimit të naftës.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 8 cent dhe u tregtuan me 46.92 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikanë, WTI, ranë me 14 cent dhe u tregtuan me 44.58 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  15.06.2017