Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten Brent dhe WTI

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme. Një rritje e tillë erdhi kryesisht si pasojë e shkurtimeve të shumta në prodhim nga Arabia Saudite, edhe pse rritja e prodhimit nga SHBA, do të thotë që tregjet do të vazhdojnë të jenë të mbingopura.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 19 cnet ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 46.27 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 23 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 48.52 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  13.06.2017