Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Këshilli mbikqyrës i OSHEE kundër administratorit

Këshilli Mbikqyrës i OSHEE-së nuk ka miratuar urdhrin e administratorit Haki Mustafa për pezullimin nga detyra të Bukurosh Maçit, drejtorit të degës së Elbasanit.

Në arsyetimin e vendimit të këshillit thuhet se është pikërisht ky organ kompetent për lirimin nga detyra të drejtuesve të drejtorive në nivel kombëtar dhe rajonal dhe jo administratori.

Argumenti tjetër është se punonjësit e OSHEE-së nuk janë punonjës të administratës shtetërore e për rrjedhojë nuk qëndron shkaku i pjesëmarrjes në fushatë elektorale gjatë orarit të punës.

Top Channel,  13.06.2017