Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet çmimi i naftës në bursa

Çmimi i naftës është rritur këtë të hënë për shkak të besimit se eksportuesit më të mëdhenj kanë rënë dakord për të zgjeruar më tej reduktimin e prodhimit dhe për të rritur sasinë që do të reduktohet. Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit me 50 centë duke u tregtuar me 54.11 dollarë për fuçi.

Nafta ka shëniuar rritje  me 10 pikë përqindje që kur shënoi nivelin më të ulët të këtij muaji. Çmimi është rritur për shkak të pritshmërisë se vendet e OPEC-ut, përfshirë dhe Rusinë, do të reduktojnë me 1.8 milionë fuçi në ditë prodhimin nga gjashtë në nëntë muaj, në vend që ta reduktonin ata vetëm në gjysmën e parë të këtij viti.

Vendimi duket se është një marrëveshje e kryer, tha Bjarne Schieldrop, analist i tregjeve të mallrave. Duket se grupi është në harmoni të plotë.

Mundësia e thellimit të sasisë së reduktuar gjithashtu do të diskutohet në një takim të OPEC-ut me të tjerë prodhues në 25 maj në Vjenë.

Reduktimet e mëtejshme kërkohen që të balancohet tregu sipas analistëve që i janë referuar një rritje të lehtë të eksporteve nga vendet e OPEC-ut këtë vit.

Por reduktime të mëtejshme të sasive mund të shërbejë për të stimuluar prodhimin amerikan të shistit argjilor.

Prodhimi amerikan deri tani është rritur me 10 për qind, apo pothuajse me 900 mijë fuçi në ditë.

Revista Monitor,  22.05.2017