Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në rënie të lirë

Çmimet e naftës kanë zgjeruar humbjet e djeshme gjatë sesionit të sotëm. Gjatë së enjtes, çmimet kanë pësuar një kolaps të vërtetë, duke rënë me rreth 5%, dhe duke prekur nivelin më të ulët në 6 muaj.

Edhe gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimet kanë pësuar një rënie fillestare prej 3%. Gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.88 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.92 dollarëve për fuçi.

Në vetëm dhjetë minuta gjatë sesionit të djeshëm, të dy benchmarkët pësuan një rënie prej më shumë se 1 dollarë për fuçi, duke regjistruar një rekord të paprecedentë. Kjo është rënia më e madhe dy ditore që prej shkurtit të vitit 2016, ndërkohë që java projektohet të mbyllet me një rënie në mbi 10%.

Tendenca e re e çmimeve vjen si pasojë e shqetësimit që lidhet me mbingarkesën në treg.

Scan Tv,  05.05.2017