Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 60 cent ose me 1.3 për qind dhe u tregtuan me 44.92 dollarë për fuçi.

Si pasojë e rënies së ditës së sotme, çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, WTI, prekën nivelin e tyre më të ulët që prej 14 nëntorit të vitit të kaluar.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 50 cent ose me 1 për qind. Ato  u tregtuan me 46.64 dollarë për fuçi, niveli i tyre më i ulët që prej 30 nëntorit të 2016.

Revista Monitor,  05.05.2017