Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, SHBA udhëheq tregun

Çmimet e naftës i`u rikthyen humbjeve gjatë sesionit të sotëm, duke u regjistruar në rënie për të tretin nga katër sesionet e fundit.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.55 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.56 dollarëve për fuçi.

Rënia vjen si pasojë e të dhënave të publikuara në gjysmën e dytë të sesionit të djeshëm, ku administrata amerikane e energjisë njoftonte se, rezervat në vend ranë më pak se pritshmëritë, ndërkohë që kërkesa vijon të mbetet e dobët.

Të mërkurën të dy benchmarkët kryesorë prekën nivelin më të ulët që prej javës së tretë të marsit, duke konfirmuar kështu dobësinë e tregut.

Gjasat e OPEC për të shtyrë përtej qershorit marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit nuk po udhëheqin çmimet, pavarësisht se kanë frenuar disi trajektoren rënëse.

Scan Tv,  04.05.2017