Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmbyset trendi i çmimeve të naftës

Çmimet e naftës gjatë sesionit të sotëm, përmbysën trendin e së martës. Gjatë sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë 50.93 dollarëve për fuçi, duke fituar më shumë se 1%, ndërkohë që ajo bruto amerikane kuotohej pranë nivelit të 48.02%.

Gjatë së martës ndërkohë, të dy benchmarkët kryesorë ranë me rreth 2.5%, ndërkohë që nafta Brent e Londrës preku nivelin më të ulët të këtij viti, duke eliminuar tërësisht fitimet e korrura që prej marrëveshjes së OPEC për të shkurtuar prodhimin.

Trajektorja e re e çmimeve, merr shtysë nga të dhënat që pritet të publikohen më vonë gjatë sesionit, e që do të tregojnë sa po prodhojnë aktualisht shtetet e bashkuara të Amerikës.

Scan Tv,  03.05.2017