Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta prek nivelin më të lartë këtë muaj

Gjatë sesionit të sotëm, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë zgjeruar fitimet e djeshme, duke u ngjitur kështu pranë nivelit më të lartë të 1 muaji. Sinjalet që vijnë nga tregu e që flasin për një ngushtim të hendekut kërkesë ofertës kanë qenë shtysa kryesore e çmimeve, gjatë këtyre sesioneve të fundit.

Në çelje të sesionit të së mërkurës, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.52 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 51.35 dollarëve për fuçi. Marshimi i çmimeve gjatë kësaj jave ka gjeneruar edhe një zgjerim të hendkeut mes dy benchmarkëve kryesorë në më shumë se 3 dollarë për fuçi.

Çmimet pritet të marrin një kthesë tjetër më vonë gjatë sesionit, pas publikimit të të dhënave periodike nga Agjencia Amerikane e Energjisë.

Scan Tv,  06.04.2017