Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et mbi Shushicë, konçesion 18 mln euro

Vetëm një javë pas shpalljes së kompanisë fituese për koncesionin e hidrocentralit të Gurit të Bardhë Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka dhënë një tjetër koncesion. Bëhet fjalë për kontratën me objekt dhënie me koncesion Ndërtimi i “Kaskadës së Hidrocentraleve mbi lumin Shushicë”.

Kjo parashikon ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Shushicë në qarkun e Vlorës. Kaskada përfshin zonën midis fshatrave Brataj dhe Drashovicë që ndodhen në afërsi të brigjeve të lumit Shushica.

Kaskada e hidrocentraleve do të zhvillohet midis kuotave 200.00 m.m.n.d – 58.00 m.m.n.d. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet dhe kompania  fituese është një bashkim i përkohshëm i shoqërive “GR Albania” sh.p.k., “Trema Engineering 2” sh.p.k. dhe “Alb – Star” sh.p.k.

Investimi parashikohet të ketë një vlerë 17.9 milionë euro dhe punimet do të zgjasin të paktën 36 muaj. Fuqia e instaluar në kaskadë do të jetë 14 900 kilovat.

Scan Tv,  04.04.2017