Nivel rekord në çmimet e naftës
Çmimet e naftës qëndruan në nivele të larta edhe këtë të premte.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtuan sot me 54.45 dollarë për fuçi. Gjatë gjithë kësaj jave ata shënuan një rritje prej 2 për qind.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 3 për qind dhe u tregtuan me 56.61 dollarë për fuçi. Rritja që ata shënuan gjatë gjithë javës ishte me 1.4 për qind.
Organizata e Vendeve Eskportuese të Naftës deh prodhues të tjerë duke përfshirë këtu edeh Rusinë po vazhdojnë t’i përmbahen marrëveshjes për të reduktuar prodhimin në 1.8 milion fuçi.
Revista Monitor, 24.02.2017