Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hetimet për CEZ, debate për avokaten

Mbi tre ore debate për procedura nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit Hetimor për rimarrjen e aksioneve të CEZ Shpërndarje nga shteti shqiptar dhe mos marrjen e asnjë dëshmie të re.

Socialistët kërkuan që të hidhej në votim se kur do të merrej opinioni i këshilltarëve të komisionit në lidhje me disa çështje, si konflikti i interesit të avokates së shtetit Alam Hicka me disa deputetë, zbardhja e procesverbaleve ose korrigjimi i tyre.

Gjithashtu, opinion u kërkuar për disa pyetje të Eduart Shalsit drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me veprimtarinë e komisionit.

Për njëren nga pikat, juristët e komisionit thanë se zonja Hicka nuk ka konflikt të drejtpërdrejtë interesi me deputetë në gjyqet që ka avokatura e shtetit me ta.

Në të njëjtën mbledhje, kryetari Spaho lexoi një letër të Alma Hickës, e cila i kërkonte policisë arrestimin e Edmond Spahos në kushtet e flagrancës, pasi sipas saj, ai po sillej në mënyrë kriminale me të si dëshmitare.

“Duke qenë se veprimet e këtij shtetasi përbëjnë krime që lidhen me ushtrimin e detyrës në dëm të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve organet e drejtësisë duhet të veprojnë, kryesisht duke kryer arrestimin e tij në kushtet e flagrancës dhe njëkohësisht t’i përcjellin aktet organeve të hetimit”.

Spaho tha se do i drejtohej kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit për çështjen në fjalë.

Por sipas tij, Alma Hicka ka frikë të dëshmojë. Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Top Channel,  14.02.2017