Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mali i Zi angazhohet për ndërtimin e IAP

Mali i Zi ka shfaqur interes të lartë për t’u bërë pjesë e ndërtimit të gazsjellësit Ionian Adriatic Pipeline (IAP). Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Dusko Markovic gjaytë një takimi me ambasadorin e Azerbajxhanit Eldar Hasanov.

Ky projekt është gjithashtu në interesin e palës shqiptare. Në angazhimet e saj, qeveria shqiptare, në bashkëpunim edhe me palën malazeze synojnë që të përgatisin dhe të miratojnë projektimin paraprak teknik. Kjo do të bëhet e mundur nga fondet e ËBIF-së me vlerë totale 2.5 milionë euro, që do të jepen në formë granti.

IAP është një gazsjellës i propozuar në Europën Juglindore (SEE) që do të shtrihet nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnje- Hercegovinës dhe në Split në Kroaci. Ai do të lidhet me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) në qytetin e Fierit.

IAP do të sigurojë furnizim me gazin e Azerbajxhanit për disa vende të Europës Juglindore. Kapaciteti i tubacionit do të arrijë në 5 miliardë metër kub gaz në vit.

TAP ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me zhvilluesit e IAP në mënyrë të veçantë me kompanitë e Plinacro (Kroaci), BH-Gas (Bosnje dhe Hercegovinë), Geoplin Plinovodi (Sllovenia), si edhe me qeveritë e Malit të Zi dhe të Shqipërisë.  Gjithashtu është krijuar një grup  i përbashkët pune TAP-IAP që mblidhet rregullisht për të sinkronizuar të dy projektet.

Revista monitor,  11.02.2017