Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mali i Zi interesohet për IAP

Mali i Zi ka një interes të madh për të marrë pjesë në ndërtimin e gazsjellësit “Adriatiko-Jonian”, deklaroi kryeministri i vendit, Dushko Markoviç.

Gazsjellësi adriatiko-jonian, është një zgjatim i atij trans-adriatik, dhe do të lidhë Shqipërinë më Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Splitin në Kroaci.

Konsorciumi që ka në pronësi gazsjellësin trans-Adriatik, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me kompanitë kroate, boshnjake dhe sllovene të gazit, si dhe me qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gazsjellësi adriatiko-jonian do të bëjë të mundur furnizimin me gaz të Europës jug-lindore me gazin azer, që do të vijë nëpërmjet atij trans-anatollian e më pas nëpërmjet atij trans-Adriatik.

Për të bërë të mundur zgjerimin e TAP më lart në rajon, është krijuar tashmë edhe një grup i përbashkët pune. Mali i Zi, duket se nuk do të humbasë kohë, tashmë që gjërat janë vënë në vijë.

Korridori jugor i gazit është duke ecur me ritme të shpejta, dhe askush nuk do ta humbasë mundësinë e përftimit, jo vetëm duke marrë gaz me çmim të lirë por edhe duke i dhënë një shtysë ekonomisë së vendit.

Një projekt i tillë, qindra milionë dollarësh, do t`i mundësonte Malit të Zi, një rritje më të shpejtë ekonomike si dhe mundësi të pafundme shfrytëzimi.

Scan Tv,  09.02.2017