Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE investon 104 mln euro këtë vit

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) do të investojë këtë vit 14.3 miliardë lekë (104 milionë euro). Me këto investime dhe masa të tjera, humbjet në rrjet pritet të arrijnë në 25% të totalit në fund të vitit.

Me gjithë investimet e mëdha të realizuara në vitin 2015-2016, mungesa e investimeve në rrjet është ende e ndjeshme. Sipas OSHEE-së, kjo nevojë lidhet jo vetëm me përmirësimet teknologjike të nevojshme në drejtim të cilësisë së shërbimit, por thjesht dhe vetëm me zëvendësimin e makinerive dhe pajisjeve të cilat e kanë mbaruar tërësisht ciklin e jetës.

Këto nevoja kërkojnë një cikël të gjatë investimesh, për të cilin vitet 2015-2016 OSHEE i konsideron vetëm fillesa.

Sipas OSHEE, i njëjti intensitet investimi me rreth 100 milionë euro në vit duhet të vijojë deri më 2022, në mënyrë që rrjeti të vijë në normalitet e në këtë mënyrë të ulen e edhe humbjet teknike që aktualisht vijnë për shkak të amortizimit të tij.

Sipas OSHEE-së, mbështetja e kryesore për investimet në vitet e ardhshme mbetet financimi me burime të brendshme, si dhe fondet e kredive të Bankës Botërore.

OSHEE pohon se investimet më të mëdha deri më tani i ka bërë në përmirësimin e rrjetit 20 kilovolt, duke i ulur dukshëm humbjet në teknike në këto linja në vetëm 2.7%.

Teksa shihet se një nivel i lartë humbjesh teknike vijon në rrjetin 0.4, 6 dhe 10 kilovolt ku humbjet teknike janë 8-11.2% e totalit të humbjeve në rrjet.

Prej disa javësh, OSHEE është duke vendosur në zbatim projektin smart të “Telekomandimit të kabinave në distancë”, i cili ka nisur në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Janë 90 kabina dhe projekti do të zgjerohet në të gjithë vendin.
Synimi i këtij projekti është minimizimi i kohës së defektit, ku përmes telekomandimit nga dispeçeria, kryhet në distancë manovrimi i kabinës, duke e lidhur në formë unaze me kabinën tjetër.

Revista Monitor,  08.02.2015