Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, shpërthen gazi në minierë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të shtunë në një minierë në Bulqizë, ku për pasojë janë plagosur disa persona.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ka shpëthyer gazi metan në nivelin 16 në minierës, ku ka lënë të plagosur 2 minatorë kinezë. Sakaq dyshohet se ka ende minatorë të tjerë të lënduar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Nuk dihet ende identiteti i tyre.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shqiptarja.com  04.02.2017