Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP kushton 4.5 mld euro

Kosto totale e gazsjellësit Trans-Adriatik do të ketë një vlerë prej 4.5 miliardë eurosh, deklaroi drejtori menaxhues i TAP, Ian Bradshaw. Fillimisht ishte përfolur për një kosto prej 6.2 miliardë eurosh. Vlera përfundimtare e projektit gjigand u mor vesh pas nënshkrimit të gjitha kontratave me kostot e tyre finale, deklaroi Bradshaw për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu.

Ndër të tjera ai shtoi se, gazi do të fillojë të shpërndahet nëpër Europë përmes gazsjellësit trans-adriatik duke filluar prej vitit 2020. Projekti pret financime nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ajo Europiane për Investime si dhe nga disa vende të Organizatës Europiane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, deklaroi ai.

Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim pak kohë më parë shprehu interes për të investuar në këtë projekt, i cili konsiderohet mjaft i rëndësishëm për rajonin, ku banka ka një prani të zgjeruar. Gazsjellësi që do të kalojë edhe përmes Shqipërisë, si nyja strategjike që më pas do të furnizojë europën me gaz, do të lidhet me gazsjellësin trans-anatolian në kufirin greko-turk.

Scan Tv,  31.01.2017