Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karaj: Do depozitoj padinë që presin shqiptarët

Dëshmitari i mbrojtur në çështjen CEZ, Romeo Kara ka reaguar ndaj padisë që Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha ka bërë ndaj tij.

Ai shton se as me këto veprime Shkëlzen Berisha nuk mund t’ia mbyllë gojën për të vërtetat lidhur më çështjen CEZ.

“Berisha i madh, që pretendon se ka sjelle lirinë e fjalës dhe demokracinë, pasi uzurpoi partinë që bëra unë, sot mbas 26 vitesh tenton të më mbylle gojën mua apo kujtdo që i zbulon horrlleqet atij, me padite që i bën në emër të Berishës së vogël, i cili edhe pse i trullosur nga dielli i Meksikës, nuk vonon t’i mbajë ison të atit. Nuk ka padi qe mbulon grabitjen e pasurisë kombëtare dhe që më kthen mua pas.”

Ndërkohë Romeo Kara shprehet se, së shpejti do të bëjë padi për Sali Berishën dhe djalin e tij.

“Edhe nëse ky komision nuk e çon deri në fund investigimin e bëmave berishiane, unë personalisht në kohën e duhur do depozitoj me të drejtën e Zotit dhe me atë që më jep Kushtetuta e Shqipërisë, padinë e shumëpritur nga shqiptarët,” shkruan Romeo Kara në statusin e tij ne Facebook.

Reagimi i Kara vjen pasi, djali i ish-kryeministrit ka bërë të ditur sot se ka paditur juristin Romeo Kara.

Shkëlzen Berisha i ka konsideruar shpifje disa prej deklaratave të bëra nga Kara gjatë intervistës në Report Tv lidhur me njoftimet e sistemit TIMS ku Berisha rezulton se ka bërë vizita në Pragë me Kastriot Ismailin në të njëjtën kohë.​

“Pergjigja me e mire per shpifesit eshte rruga ligjore. Ne kete menyre do u jepet mundesia te flasin aty ku duhet dhe jo atje ku nuk mbajne asnje pergjegjesi per shpifjet tyre”, shkruan Shkëlqen Berisha në Facebook.

Shqiptarja.com  28.01.2017