Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien sërish çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 24 cent ose me 0.4 për qind, duke u tregtuar me 55.20 dollarë për fuçi.

Rënia që shënuan treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ishte me 23 cent ose 0.4 për qind duke u tregtuar me 52.95 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës janë mbështetur kryesisht nga planet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, (OPEC) dhe prodhueseve të tjerë kryesorë të naftës.

Në deklaratën e tij të fundit, Ministri i Energjisë, u shpreh se rreth 1.5 milionë fuçi në ditë janë hequr tashmë nga tregu nga 1.8 milionë që ishte targeti i caktuar për të ulur sa më shumë mbinoopjen që ka pushtuar tregun.

Revista Monitor,  25.01.2017