Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pasuria, Peza: sulm për të mbuluar aferën e CEZ

Deputeti Alfred Peza e quan të sajuar politikisht gjithë historinë që qarkullon në media në lidhje me pasurinë e tij.

Duke folur në Top Story, ai la të kuptohej se sulmi e ka burimin nga Partia Demokratike për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i CEZ-it.

Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha ai.

Këtë sulm, ai e quajti “reciprocitet politik”.

Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim disa pasaktësi.

Peza shtoi se 1/3 e pasurisë së tij e ka të vënë nga interesat bankare.

331 milionë fitime nga interesat në historinë time 15-vjeçare në një bankë. 1/3 e pasurisë time që përflitet, ka ardhur vetëm nga interesat bankare duke depozituar kohë pas kohe. Janë të gjithë kursimet e mia familjare. Normat e interesit kanë qenë të larta. Unë kam 100 milionë lekë vetëm në 20 muajt e fundit të karrierës sime në media. Përveç kësaj, media ka mënyra të ndryshme të ardhurash ka rrogë bazë, ka honoraret, bonuset dhe përqindje reklamash”, u shpreh ai.
Deputeti socialist shtoi se e gjithë kjo histori nuk e ka bërë që të pendohet se përse iu fut politikës.

“Nuk pendohem kurrë për vendimet që marr. Nuk jam bërë pishman për asgjë. Unë raportin e kam me të vëertetën”, tha Peza.

Ai për sulmin thotë se është angazhuar gjithë familja e ish-Kryeministri Berisha, ndërsa shton se nisjen e hetimeve e mirëpret.

“E kam pritur me qetësinë më të madhe lajmin për nisjen e hetimeve. Në këtë histori u investua familjarisht familja e Sali Berishës, në një ditë tre statuse nga Sali Berisha, dhëndërri dhe djali i tij”, deklaroi ai.

Po përse vendosi të investojë këto para në 1 përqind aksione bankare?

“Unë jam shumë i fokusuar tek puna dhe më thith gjithë energjitë e mia fokusi ku vendosem dhe jam tip që mendoj që një njeri duhet të japë 100 përqindëshin e vet. Kam qenë i paaftë që të bëja njëkohësisht 2-3 punë dhe këto para t’i shndërroja në prona, dyqane, vila dhe në momentin e futjes në aksione ka qenë kur interesat e bankës shkuan deri në minus dhe të kesh 1 mln dollarë kesh dhe në fund të marrësh më pak?! Pikërisht këtu ishte momenti kur thashe se pse këto para të mos i çoj në një biznes shumë të nderuar dhe le të jenë aty në aksione duke patur parasysh që vlera e tyre rritet”, tha ai.

Ç’më tha deputeti i opozitës për 1 milion dollarët
Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka “rrëfyer” një bisedë me një deputet të opozitës që ai nuk ia tregoi emrin.

Të enjten e kaluar nisëm sesionin e fundit për këtë legjislaturë parlamentare. Mua afrua një deputet i opozitës dhe më tha: “Bravo që kishe bërë aq lekë! A të ta bëj një vërejtje sepse e kishe bërë një gabim. Gabimi yt është që i ke vënë në emër të gruas” – tha Peza.

Pasuria ime që nga momenti që kam hyrë në politikë është zero lekë. Pra nga ky moment nuk kam marrë asnjë lek nga jashtë përveç pagave dhe marrëdhënieve që kam pasur me bankat. 98 milion leke të reja unë i kam deklaruar që në vitin 2013. Pra unë i kam kursyer këto para përpara se të hyja në politikë. Ti the që bashkëshortja ka pasur një rrogë të mirë, por normale. Unë kam pasur një rrogë të mirë sepse kam punuar në media. Sepse unë ti dhe Fevziu kemi qenë më të paguarit” – tha Peza.

Si shpëtova nga vrasja kur më morën peng në ’97
Alfred Peza gjatë intervistat tregoi edhe historinë e vitit 1997, kur u mor peng në qytetin e Fierit ndërsa po shoqëronte një gazetar të “Corriere della Sera”, pas djegies së redaksisë së “Koha Jonë”.

“Isha i vrarë praktikisht, pasi më çuan në komisarit ka qenë një histori tmerri. Më kanë rrahur me shkopin gome, mbi 1 mijë goditje”, tregoi Peza.

Ai vazhdoi më tej, se pasi një ekip pushkatimi vunë kapuça dhe pastaj më futën pasaportën në xhaketë.

Njëri prej tyre më tha se kur të të gjejnë të zbulojnë se cili je”, tha Peza.

Në momentin e rrëfimit të këtij momenti, Sokol Balla kujtoi se në atë kohë nisi të qarkullonte lajmi për vrasjen e Alfred Pezës.

Vetë deputeti më pas tregoi se ishte gazetari italian që shpëtoi jetën pasi e kthehu historinë e rrëmbimit të tij në çështje në Tiranë. “I falënderoj torturuesit e mi, që nuk më goditin në asnjë moment në kokë dhe në organet gjenitale. Nuk e di nëse ka qenë e programuar, por për këtë i kam falur”, përfundoi Peza.

Shqiptarja.com  24.01.2017