Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në 6 vjet Kalaj ka dalë 125 herë nga vendi

Komisioni Hetimor për CEZ ka siguruar të gjitha hyrje-daljet e sekserit të privatizimit të OSSH te CEZ Nuel Kalaj, personi i konsideruar si ‘sekser’ në aferën e CEZ.

Report Tv ka siguruar dokumentin e hyrjeve dhe daljeve të sekserit Kalaj për periudhën 1 janar 2006- 30 shtator 2012. Sipas dokumentit, ai ka hyrë dhe dalë gjithsej 125 herë kryesisht në rrugë tokësore. Por pavarësisht faktit se është paguar 7 mln euro nga CEZ, rezulton se ai ka kaluar kufirin katër herë në këmbë, konkretisht në datat 8.05.2007, 23.09.2007, 14.11.2007 dhe  5.10.2008.

Kalaj ka lëvizur jashtë me 18 makina të ndryshme, 4 prej të cilave të paidentifikuara nga policia.

Gjatë këtyre hyrje-daljeve në Shqipëri, dyshohet se ai ka transportuar me makinë shumën prej 7 milionë euro që mori nga CEZ.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, kryetari Taulant Balla ka njoftuar ka në zotërim dokumentet për hyrje-daljet e Nuel Kalajt. Por Kalaj per here te trete ka refuzuar te paraqitet në Komision. Për këtë arsye Balla ka kërkuar kërkuar Policisë së Shtetit ta sjellin me forcë dëshmitarin kyç që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ.

Gjithashtu Taulant Balla ka kërkuar që edhe ish- drejtori i CEZ, Hejsek të paraqitet në komision në mënyrë që të deklarojë se përse ai është paguar me një shumë aq të madhe.

Mësohet se biznesmeni nga Prizreni ka marrë nënshtetësinë shqiptare me nje dekret nga presidenti Nishani në datën 14 dhjetor 2015.

Shqiptarja.com  23.01.2017