Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, të mbështetura nga një dollar i dobët dhe nga pritshëmritë se OPEC-u dhe prodhues të tjerë të naftës do të ndërpresin prodhimin si pjesë e marrëveshjes për të ulur mbingopjen e tregut.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 17 cent duke u tregtuar me 52.54 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 19 cent, duke u tregtuar me 55.64 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka dekalraur se do të zvogëlojë prodhimin e naftës në 1.2 milion fuçi në ditë duke filluar nga 1 janari i këtij viti, ndërsa Rusia dhe prodhues të tjerë që nuk janë anëtarë të OPEC-ut janë shprehur se do të reduktojnë prodhimin e tyre deri në 50% më pak.

Revista Monitor,  16.01.2017