Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje si pasojë e pritshmërive të larta se efektet pozitive të marrëveshjes për ndërprerje të prodhimit do të ndihen më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.4 për qind, duke u tregtuar me 53.99 dollarë për fuçi, duke lënë pas humbjen prej 0.5 për qind.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1.8 për qind, duke u tregtuar me 57.16 dollarë për fuçi.

Ari e pozicionoi veten e tij mjaft mirë edhe mëngjesin e ditës së sotme, duke vazhduar të qëndrojë në nivel të lartë.

Ai u rrit me 0.3 për qind në 1.161.50 për onz.

Revista Monitor,  09.01.2017