Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë, 100 mln euro dëm

Vlera e dëmeve financiare nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës përllogaritet të jetë rreth 6 milionë euro brenda një viti, ndërsa dëmi që nga paslufta kap shumën mbi 100 milionë euro.
Dëmet dalin të jenë shumë më të mëdha nëse llogaritet pengesa që po bëhet nga Serbia në funksionimin e linjës 400 kilovat me Shqipërinë. Këto i ka bërë të ditura për KosovaPress, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani.Ndërsa përfaqësues të pozitës pranojnë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po zbatohen nga kjo e fundit.

Kosova edhe në vitin 2016, vazhdoi të shënojë humbje nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik . Zbatimi i marrëveshjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit,(ENTSO-E), nuk arriti të jetësohet.
Por Hasani, shpreson, që kjo çështje të zgjidhet në mbledhjen e asamblesë së ENTSO, që do të mbahet në muajin shkurt, apo edhe në fund të këtij viti të gjendet një zgjidhje.
Ndërsa, anëtari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, thotë se nuk është vetëm ky problem që Serbia po i shkakton Kosovës , në raport me marrëveshjet që janë arritur . Sipas tij për të gjitha marrëveshjeve arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nga kjo e fundit nuk zbatohen.

Ndërsa, Shaip Muja, deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se Serbia çdo herë përdorë mekanizma dëmtues për Kosovën.

Megjithatë ai beson që Serbia nuk do të ketë rrugë të tjera përveçse ti pranoj këto procese të cilat Kosova duhet të jetë anëtare e plotë në çdo institucion.Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2016, për këtë çështje e ka njoftuar edhe BE-në, se marrëveshja për energjinë e vitit 2013 dhe Plani i Veprimit i vitit 2014, i cili parasheh që sistemi i transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT) të operojë në mënyrë të pavarur në përputhje me ENTSO, mbetet i bllokuar nga Serbia.
Marrëveshja në mes të KOSTT dhe ENTSO është arritur më 1 tetor 2015, por zbatimi nuk ka mundur të fillojë për shkak të bllokadës nga ana e Serbisë.

KosovaPress,  09.01.2017