Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rënie e papritur e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan një rënie të papritur mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 3 cent ose 0.05 për qind, duke u tregtuar me 56.19 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u mbyllën me 21 cent më pak.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 27 cent ose 0.5 për qind, duke u tregtuar me 53.79 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, si vendet anëtare të OPEC-ut ashtu edhe ato që nuk janë pjesë e tij do të takohen më 21 dhe 22 janar 2017 në Vjenë.

Revista Monitor,  29.12.2016