Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS shpërndau dhurata dhe libra për fëmijë

KEDS ka shpërndarë të martën 420 dhurata dhe po aq libra për fëmijët e organizatës “The Ideas Partnership”, në qendrat e saj në Fushë -Kosovë dhe Janjevë.

Shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e këtyre dy qendrave e ka bërë personalisht drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff.

“Ne vendosëm t’i shpërndajmë këto libra dhe dhurata për fëmijët në mënyrë që t’i bëjmë të buzëqeshin këtë fundvit. Me të vërtetë e vlerësojmë lart punën e organizatës “The Ideas Partnership” dhe kontributin e tyre që e japin për këta fëmijë. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vijmë këtu t’i shpërndajmë këto dhurata”, tha Karagutoff.

“Jemi edhe vet të lumtur që e bëmë këtë, sepse ndryshe këta fëmijë nuk do të kishin pasur mundësi të merrnin dhurata të tilla. Buzëqeshja e tyre tregon se qëllimi ynë u arrit”, shtoi Karagutoff.

“The Ideas Partnership”, organizatë e themeluar nga humanistja Elizabeth Gowing, merret me rikthimin në mësim të fëmijëve që braktisin shkollën, por edhe aktivitete shtesë të shtunave, ku përfshihet aftësimi i tyre dhe ushqimi i shëndetshëm.

Koordinatori i qendrës së “The Ideas Partnership” në Fushë- Kosovë, Hysni Hasani, ka falënderuar KEDS-in që për herë të dytë me radhë ndau dhurata për fëmijë.

“Ky është një veprim shumë i mirë për fëmijët. Kanë ardhur mbi 300 dhurata. Shpresoj që edhe në të ardhmen të jenë të gatshëm të na ndihmojnë. Jemi shumë të kënaqur me dhuratat e KEDS-it”, tha ai.

Ndërsa, Arben Sejdaj, menaxher i “The Ideas Partnership”, në Janjevë, tha se këto dhurata të KEDS-it i kanë sjellë buzëqeshjen fëmijëve të kësaj qendre.

“Jemi shumë falënderues për KEDS-in që na ka dhuruar dhurata për fundvit, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri dhe iu ka pru buzëqeshje fëmijëve që frekuentojnë qendrat në Fushë -Kosovë dhe në Janjevë”, tha ai.

Kjo është dhurata e dytë që KEDS bëri së fundmi për fëmijët e Kosovës, pasi që ditëve të fundit dhuroi kabinete të informatikës për gjashtë shkolla anekënd territorit të vendit. Kompania është e zotuar të vazhdojë tutje të jetë ndër aktorët kryesorë në vend në aspektin e përgjegjësisë shoqërore, me theks të veçantë në avancimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  22.12.2016