Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina e interesuar për centralin bërthamor bullgar

Në deklaratën e dhënë për mediat nga zyra e shtypit e qeverisë bullgare, thuhej se kompania shtetërore bërthamore e Kinës ia ka vënë syrin projektit të centralit bërthamor bullgar të Belenës.
Në këtë deklaratë për shtyp janë treguar edhe imazhe nga takimi i kryeministrit Bojko Borisov dhe disa zyrtarëve të tjerë me përfaqësuesit e Korporatës Kombëtare Bërthamore të Kinës (CNNC) në Sofje.
Përfaqësuesit kinezë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, raportohet të kenë thënë se kompania e tyre është e gatshme të kryejë projektet sipas kushteve të ofruara nga qeveria bullgare.
Përveç kryeministrit Bojko Borisov, në këtë takim që u zhvillua me iniciativë të kinezëve, ishin të pranishëm edhe ministri i Energjisë, Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, i cili mbikëqyr zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjatë takimit, kryeministri bullgar shpjegoi se projekti i Belenës mund të kryhet në bazë të normave të tregut, pa investime shtetërore dhe pa kontrata afatgjata të blerjes së energjisë elektrike.
Bullgaria është ende në proces shlyerje të qindra miliona eurove që i ka kompanisë ruse Atomstroyexport, si pasojë e braktisjes së projektit Belene NPP.
Kompania CNNC nuk konsiderohet si organ i administratës qeveritare, edhe pse kreu i saj emërohet nga kryeministri kinez, Li Keqiang.

Revista Monitor,  17.12.2016