Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrohja me dru, nga 1 janari kompetencë e bashkive

Nga 1 Janar 2017, Bashkia do të jetë i vetmi subjekt përgjegjës për shitjen e lëndës drusore me qëllim furnizimin e popullatës me lëndën drusore për ngrohje.

Funksionet menaxhuese dhe administrative të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, i janë ngarkuar prej 6 muajve Bashkive, ndërsa funksionet kontrolluese mbeten atribut i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Qeveria Shqiptare për t’ju dhënë kohën e nevojshme për të qenë gati për këtë sezon dimëror, lejoi funksionimin e operatorëve privatë për prodhimin dhe shitjen e lëndës drusore, deri në datë 31 Dhjetor 2016 paralelisht me strukturat e ngritura nga Bashkia.

Por që pas datës 1 janar përgjegjësia për furnizimin e popullatës me dru zjarri për ngrohje është kompetencë e vetme e Bashkisë. Bashkia identifikon nevojat, përcakton ngastrat dhe zonat pyjore të prodhimit dhe realizon shitjen e druve të ngrohjes së popullatës.

Në letrën zyrtare që ministri i Mjedisit  Lefter Koka ka nisur krerëve të Bashkive ka spjeguar edhe dy alternativa që ligji ju lejon për realizimin e prodhimit.

a) Duke prodhuar drutë e zjarrit përmes proçesit të shfrytëzimit me një operator privat, tenderimin e këtij shërbimi, në pamundësi të ngritjes së ndërmarrjes publike bashkiake për këtë qëllim.

b) Ngritja e Ndërmarrjes Publike Bashkiake për prodhimin e druve të zjarrit përmes proçesit të shfrytëzimit. Në këtë alternativë Bashkia është përgjegjësja e vetme për shfrytëzimin, transportin dhe shitjen e sasisë tek popullata.

Ndërkaq shitja e materialit drusor, me qëllim të vetëm dhe të patjetërsueshëm ngrohjen e popullatës, sipas këtij kuadrit ligjor në të dyja rastet e sipërpërmendura duhet të kryhet vetëm nga Bashkia.

Ligji detyron, që çdo e ardhur që realizohet nga ky proçes, të alokohet në masën 100% për shtimin e fondit pyjor dhe zonave të degraduara në këtë fond me qëllim rigjenerimin dhe shëndetësimin e ekonomisë pyjore.

Scan TV,  14.12.2016