Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Garancia për KESH, miratohet marrëveshja e huasë

Zbatimi i paketës së reformave dhe mbështetje për ristrukturimin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) do të mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nëpërmjet një hua prej 218 milionë euro.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe këtij institucioni financiar u miratua nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë. Zëvendësministri i Energjetikës, Ilir Bejtja, u shpreh se huaja e BERZH do të jetë me garanci sovrane dhe do t’i mundësojë KESH një financim afatgjatë duke reduktuar kostot dhe rritur likuiditetin.

KESH është shoqëri shtetërore e gjenerimit të energjisë elektrike e cila siguron 70 për qind të prodhimit total në vend. Sektori i energjisë prej vitesh ka marrë fonde të konsiderueshmë si mbështetje edhe nga buxheti i shtetit.

Scan TV,  14.12.2016