Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk ka kallëzim penal për KEK-un

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuat se për hirë të informimit të saktë të opinionit publik jemi të detyruar të sqarojmë se KEK-u, bënë raportime të rregullta dhe transparente në baza të rregullta mujore dhe vjetore.

Këto raporte sipas KEK-ut pos që dërgohen në MMPH /AMMK, që është obigim ligjor, për hir të transparencës, këto raporte dërgohen edhe tek palët tjera dhe publikohen edhe në ueb faqen e KEK-ut.

Si rrjedhim, nuk ka, as që mund të ketë asnjë kallëzim penal nga ana e MMPH-së, për mosraportim.

Në kohën e fundit me kërkesë të Inspektoriatit të MMPH-së është kërkuar të raportohet një parametër shtesë që tash e 9 vite nuk është kërkuar.

Pas vërejtjes së dhënë nga Inpektoriati MMPH-së ky parametër shtesë është shtuar në raportet e rretullta që dërgohen tek MMPH / AMMK dhe palët tjera.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  06.12.2016