Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kushti serb mban pezull interkonjeksionin

Kushtet e vendosura nga Serbia, vazhdojnë të mbajnë peng Interkonjeksionin Shqipëri – Kosovë, duke krijuar kosto për të dy shtetet.

Kjo pasi Serbia ka këmbëngulur që për furnizimin e popullsisë e Mitrovicës, të licencohet kompania shtetërore serbe e furnizimit.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Engjell Zeqo.

“Është një kusht i vendosur nga Serbia që në negociatat e ndërmjetësuara nga Baronesha Catherine Ashton, mes Serbisë e Kosovës.

Atëherë u vendos që furnizimi i banorëve të Mitrovicës të garantohej nga kompania shtetërore serbe e furnizimit”, thotë Zeqo.

Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që sistemi i transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit.

Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë që serbët duket se bëjnë gjithçka kanë në dorë për ta shfrytëzuar këtë klauzolë për të mbajtur pezull përdorimin e linjës Shqipëri – Kosovë.

Në mesin e nëntorit të këtij viti, pas ankesave të Shqipërisë e Kosovës, Komuniteti i Energjisë ka hapur çështje kundër Serbisë, për interkonjeksionin Shqipëri- Kosovë. Sipas vendimit të këtij komuniteti, Serbia duhet t’i japë zgjidhje ngërçit deri më 31 dhjetor.

Shqiptarja.com  22.11.2016