Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës dhe arit shënojnë rënie

Çmimet e naftës së papërpunuar dhe të arit shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Ari ra me 5 për qind duke u këmbyer me 1.205.9 dollarë për onz, shoqëruar edhe me rënie të çmimit të naftës të cilat u goditën nga rritja tejet e lartë që shënoi sot monedha amerikane.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.7 për qind në Azi duke u këmbyer me 46.19 dollarë për fuçi, duke lënë pas nivelin e lartë që shënuan të enjten ku u tregtuan me 47.62 dollarë për fuçi.

Tregjet janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes së OPEC-ut ku sipas të cilës do të arrihet në një marrëveshje për të ngrirë prodhimin si pasojë e mbigopjes së tregut. Vendet anëtare pritet që të mbidhen më 30 nëntor në Vjenë.

Revista Monitor,  18.11.2016