Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bisedimet për gazin shtojnë 6mld USD në buxhetin rus

Vendimi i Rusisë më herët gjatë këtij viti për t’u përfshirë në biseda me OPEC mbi limitin e outputit ka shtuar më shumë se 400 miliardë rubla, apo 6 miliardë dollarë në buxhetin e vendit, tregojnë zyrtarë në njohuri mbi llogaritjet për Bloomberg.

Mundësia që vendi të bashkëpunojë me Organizatën e Vendeve Eksportuese për të tkurrur sufiçitin global të naftës ka ndihmuar të rrisë çmimet ndërkombëtare nga 27 dollarë që ishin në Janar në një mesatare prej 44$ për të gjithë vitin.

Kjo rritje, kombinuar me rritjen e prodhimit në Rusi përgjatë vitit, ka shtuar të ardhurat e qeverisë me 400 miliardë rubla, thonë zyrtarët. Ky vlerësim tregon gatishmërinë e Rusisë, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të energjisë, që të ndjekë bisedat me prodhues të tjerë të mëdhenj. Iniciativa që dështoi në muajin Prill, frenoi investitorët e lëndëve të para për të testuar se sa ulët mund të shkojnë çmimet nëpërmjet shitjeve të shkurtra, sipas ministrit të energjisë Alexander Novak.

Një përpjekje e dytë, që tashmë po mbështetet nga OPEC, pritet të përfundohet në Vienë më 30 Nëntor. Rreth 40% e të ardhurave të qeverisë ruse vijnë nga nafta dhe gazi. Fluksi i dollarëve prej këtyre u reduktua ndjeshëm pasi çmimet e naftës bruto shënuan nivelet më të ulëta në 12 vite në Janar.

Defiçiti në buxhet u rrit ndjeshëm duke bërë që shteti të përdorë fonde emergjencë dhe rrisë të ardhuart duke shitur aktive të çmuara. Çmimet më të larta të naftës përkthehen direkt në rritje të buxhetit, kryesisht pasi norma tatimore rritet ndërsa çimimet e naftës fuqizohen.

Në disa raste, 90 cent prej çdo dollari që vjen prej rritjes së çmimeve të naftës shkon në buxhet e jo te vetë prodhuesit. Rusia ka marrë 2.7 trilionë rubla nga taksat e eksportit dhe nxjerrjes së naftës, që janë tarifat kryesore për energjinë.

Prodhimi rus arriti një rekord prej 11.2 milionë fuçi në ditë muajin e kaluar, krahasuar me 10.9 milionë fuçi që ishte në Janar. Ministri i Energjisë, Novak, ka thënë se Rusia është e gatshme të limitojë prodhimin nëse OPEC përfundon detajet e marrëveshjes këtë muaj.

Scan Tv,  17.11.2016