Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i naftës shënon rritje

Çmimet e naftës patën lëvizje të vogla mëngjesin e ditës së sotme të shoqëruara me shqetësimin e mbingopjes së tregut teksa vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC-ut) treguan të dhëna për mbingopje të tregut.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rrit vetëm me 1 cent, duke u tregtuar me 44.76 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rrit me 7 cent duke u tregtuar me 43.34 dollarë për fuçi.

Përfaqësues të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC-ut) u shprehen të premten në një konferencë për shtyp se prodhimi është rritur në 33.64 milionë fuçi, të dhëna këto deri në fund të muajit tetor.

OPEC-u ka si synim të ngrijë proshimin si pasojë e mbingopjes së tregut, por investitorët janë skeptikë në lidhje me një veprim të tillë.

Revista Monitor,  14.11.2016