Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova po përballet me mungesa energjie

Qytetarët e Kosovës ditëve të fundit po përballen me reduktime të gjata të energjisë elektrike. Fshatrat e thella dhe komunat më të vogla të vendit kanë mbetur deri mbi 8 orë pa energji. Por, më së shumti mungesat po i vuan rajoni i Prizrenit dhe Podujevës.

Sipas Viktor Buzhalës zëdhënës i KEDS-it, shumica e vendeve janë përballur me ndërprerje të energjisë, për shkak të rrjetit të dobët. Ai ka thënë se nuk behët fjalë për reduktime të energjisë elektrike, por që ndërprerjet e energjisë kanë qenë shkak i prishjeve në rrjet. Ai thotë se ekipet e KEDS-it janë në terren, duke e bërë maksimumin që t’ua kthejnë konsumatorëve te afektuar energjinë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

“Për shkak të erërave të forta që kanë fryrë gjatë 24 orëve janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve. Ekipet e KEDS-it janë në terren, duke e bërë maksimumin që t’ua kthejnë konsumatorëve te afektuar energjinë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, nuk bëhet fjalë për reduktime, por për prishje në rrjet. Gjendja pritet të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Shume dalje tashmë janë kthyer, por kemi shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur dhe kjo në disa zona po merr kohë. Ne këtë situatë kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, ka thënë ai.

Buzhala thotë se aktualisht, KEDS/ KESCO është duke marrë nga KEK-u rreth 400 megavatë/orë

“Aktualisht, KEDS/ KESCO është duke marrë nga KEK-u rreth 400 megavatë/orë (janë dy blloqe në funksion një i TC A dhe një i TC B), ndërsa pjesa tjetër po sigurohet nga importi qe varësisht nga kërkesa shkon ne mbi 300 megavatë/orë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Skënder Bucolli, zëdhënës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka thënë për gazetën se KEK-u është duke prodhuar sipas planit duke respektuar procedurat operuese dhe obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO me përpikëri.

Sipas tij, KEK-u është duke bërë përpjekje, që për ditën e nesërme të kthejë në operim njësinë A3 të TC Kosova A.

“KEK-u është duke prodhuar sipas planit, duke respektuar procedurat operuese dhe obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO me përpikëri.

Momentalisht janë duke operuar 2 njësi gjeneruese A4 dhe B2 të cilat gjenerojnë energji elektrike rreth 390 MWh/h. KESCO është duke e pranuar gjithë energjinë e cila është duke u prodhuar. Përndryshe, KEK-u është duke bërë përpjekje, që për ditën e nesërme të kthejë në operim njësinë A3 të TC Kosova A”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe në të kaluar ka pasur prishje të vazhdueshme të rrjetit për shkak të erërave të forta, ku edhe shoqëria civile ka hedhur kritika ndaj distribucionit KEDS, pasi që sipas tyre KEDS-i është dashur të investojë në rrjet.

Revista Monitor,  10.11.2016