Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë vëstirësohet furnizimi me energji

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka njoftuar se se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike. Kjo ka ndodhur si rezultat i devijimit nga prodhimi.

Në funksion sipas KEDS janë vetëm dy blloqe nga pesë sa mund të prodhojnë, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A.

KEDS ka theksuar se këto nuk mjaftojnë për furnizim stabil me energji elektrike. Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A që është në prodhim, përkatësisht A3 të ndalet edhe ai për shkak të problemeve eksterne në termocentral.

Por, KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00.

Aktualisht, KEDS/KESCO është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton.

Ekipet e KEDS/KESCO-os kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë, por në bazë të rregullave ndërkombëtare nevojiten së paku 4 orë derisa të fillojë liferimi i energjisë nga importi.

Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhepse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është nën kompetencë të tij.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  09.11.2016