Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mosfiskalizimi i karburanteve në Kosovë, i qëllimshëm

Kompanitë e fiskalizimit kanë reaguar ndaj deklarimeve të disa kompanive të naftës për thyerjen e monopolit dhe zbritjes së çmimit të sistemeve fiskale për naftëtarët. Këto kompani thonë se nuk ka pasur monopol, por mos fiskalizimi i naftëtarëve ka pasur qëllime të caktuara.

“Refuzimi i fiskalizimit të naftëtarëve nuk ka pasur qëllim as çmimet as monopolin por futjen e kompanisë së tyre në treg dhe fiskalizimin e vetvetes. Ne i bëjmë thirrje njësisë së krimeve ekonomike të zhvillojë hetime ndaj kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani për arsyet e ndaljes së fiskalizimit për 3 vite dhe konfliktin e interesit që ka pasur për futjen e kompanisë së re në treg. Institucionet duhet të vendosin nëse është e drejtë që një grup i bizneseve të fiskalizojë vetveten”, është thënë në reagimin për media të Kompanive për Arka Fiskale.

Madje këto kompani kanë thënë se ATK dhe Qeveria kanë lidhje me naftëtarët. “Pjesëmarrja e zëvendësdrejtorit të ATK-së Hamdi Hoxha dhe zëvendësministrit të Financave Agim Krasniqi në konferencën e përbashkët me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, tregon lidhjet e këtij grupi të natarëve në këto dy institucione dhe ndikimin e tyre për të ndalur fiskalizimin për 3 vite”.

Shoqata e kompanive të Arkave Fiskale, i ka bërë thirrje kompanive të derivateve për përmbylljen sa më të shpejt të procesit të fiskalizimit.

Telegrafi,  07.11.2016